Role viçi me erëza dhe verë të bardhë, receta e veçantë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 22:48

Role viçi me erëza dhe verë të bardhë, receta e veçantë

Roleja e mishit mund të tingëllojë një gatim shumë i sofistikuar për amvisat që nuk kanë as kohë as nerva të qëndrojnë në kuzhinë për orë të tëra.

Megjithatë, në varësi të përbërësve gatimi i rolesë nuk kërkon më shumë se një orë gatim.

Nga ana tjetër, roleja ofron një vakt të shijshëm që të ngop e të kënaq.

Më poshtë do të gjeni një recetë interesante për gatimin e rolesë me erëza, vezë e verë të bardhë.

Përbërësit

500 gramë fileto viçi të holla

100 gramë proshutë

3 vezë të mëdha,

1 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë,

1 lugë gjelle djathë parmixhan të grirë imët,

2 lugë gjelle me qumësht,

5 gjethe sherebele,

1 degë e vogël rozmarine,

1 gotë verë e bardhë e thatë,

Gjalpë,

Kripë dhe piper.

Përgatitja:

Hapi i parë i gatimit të rolesë është përgatitja e omletës.

Rrihini vezët bashkë me qumështin, djathin parmixhan, majdanozin, kripën dhe piperin.

Vendoseni tiganin në zjarr dhe skuqeni omletën për pesë minuta.

Më pas ndizni furrën në rreth 200 gradë.

Shtroni filetot e mishit në një tabaka duke i ndërthurur me njëra tjetrën dhe mbulojini me qese plastike dhe rriheni fort deri sa të jetë i hollë mjaftueshëm.

Më pas, spërkateni me kripë dhe piper dhe sipër shtroni proshutën.

Më pas sipër saj vendosni omletën.

Mbështilleni mishin ngadalë dhe më pas rolenë mbështilleni fort me qese dhe futeni në frigorifer për një orë.

Temperatura e ftohtë do të ndihmojë në ruajtjen e formës së rolesë.

Më pas nxirreni nga frigoriferi, hiqeni qesen dhe lidheni mishin me filospangë gatimi.

Spërkateni sërish me pak kripë dhe piper.

Vendosni një zjarr një tigan të thellë dhe shtoni gjalpë, sherebelën dhe rozmarinën dhe më pas rolenë e mishit.

Kavërdiseni atë nga të gjitha anët deri sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. Shtoni verën dhe më pas tiganin futeni në furrë.

Roleja duhet pjekur për rreth 30 minuta duke i ndërruar anën herë pas here.

Nxirreni rolenë nga furra dhe lëreni mënjanë për 5-10 minuta.

Hiqeni filospangën, sherebelën dhe rozmarinën, lyejeni mishin me pak gjalpë të nxehtë, prijeni në feta dhe servireni me lëngun e mbetur në tigan.

Receta e mësipërme është me origjinë italiane.

Kjo role serviret shumë mirë me perime të pjekura ose të skarës. /agroweb

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 24, 2019 22:48