Ronaldo do të shlyejë dëmin pronarit të shtëpisë, ku u përplas Bugati i tij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 19:47

Ronaldo do të shlyejë dëmin pronarit të shtëpisë, ku u përplas Bugati i tij

Sipas të përditshmes “Mirror”, Kristiano Ronaldo është zotuar të paguajë pronarin e shtëpisë, i cili mbetet anonim, për dëmin e shkaktuar me makinën e tij, Bugati Veyron, edhe pse portugezi nuk drejtonte makinën në momentin e aksidentit.

Policia ka konfirmuar se punonjësi i Ronaldos – që mendohet të jetë një nga truprojat e tij – po drejtonte makinën sportive luksoze kur ajo doli nga rruga dhe u përplas me një mur guri që mbronte shtëpinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pronës që Ronaldo ka marrë me qira dhe ka transportua dy makina të tij për pushime.

Thuhet se Kristiano po shkonte për në superjahtin e tij “Azimut Grande” prej 5.5 milionë funte (6.4 milionë euro), i ankoruar në Porto Adriano në jugperëndim të Majorkas kur ndodhi përplasja. Policia spanjolle ka konfirmuar se nuk ka asgjë që sugjeron se Ronaldo ishte i përfshirë në aksident.

Kristiano u nis për në Palma de Majorka me pesë fëmijët e tij dhe partneren Xheorxhina Rodrigez më 14 qershor.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 19:47