Ronaldo: E di nga eksperienca që nuk do jetë ndeshje e lehtë ndaj Atalantas

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:16

Ronaldo: E di nga eksperienca që nuk do jetë ndeshje e lehtë ndaj Atalantas

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar para ndeshjes së radhës ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” pas fitores në “Old Trafford” do udhëtojnë në Itali me qëllimin që të arkëtojnë sërish pikët e plota, transmeton lajmi.net.

Ronaldo ka shkruar në “Facebook” para kësaj përballje, duke e cilësuar Atalantan si një skuadër shumë të fortë.

“Rikthehem në Itali, shtet që me mirëpriti mirë dhe familjen time, vend i mrekullueshëm që do jetë gjithmonë në zemrën time”.

“E di nga eksperienca që asnjëherë nuk është lehtë të luash në Bergamo ndaj një skuadre si Atalanta, por do bëjmë më të mirën për të mbajtur vendin e parë në grup”.

“Kjo është Liga e Kampionëve dhe ne jemi Manchester United! Jemi aty ku e meritojmë. Le të shkojmë Djajtë”, shkroi ai.

Përballja mes Atalantas dhe Man Unitedit zhvillohet nesër dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:16

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....