Ronaldo: Ne kurrë nuk dorëzohemi dhe besojmë deri në fund

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:59

Ronaldo: Ne kurrë nuk dorëzohemi dhe besojmë deri në fund

Kristiano Ronaldo ishte heroi i “Djajve të Kuq” pasi që shënoi dy here dhe i dha barazim ekipit të tij ne sfiden ndaj Atalantes ne transferte (2-2). Pas ndeshjes Ronaldo është shprehur i lumtur që ndihmoi ekipin e tij të marrë një pikë.

“Ishte një lojë e vështirë. Është gjithmonë e vështirë këtu, por ne besuam deri në fund. E ndihmova ekipin tim të merrte një pikë dhe jam shumë i lumtur. Ne kurrë nuk dorëzohemi dhe besojmë deri në fund. Është një rezultat i mirë për ne. Ne e dinim se Atalanta do të na vinte në presion, janë ekip i vështirë për të luajtur kundër tyre. Ne ishim pak me fat në fund, por ky është futbolli. Ne duhet të përmirësohemi akoma. Duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin, por do të duhet kohë. Kemi kohë për t’u përmirësuar dhe për të qenë më të mirë”, u shpreh Ronaldo.

CR7 ka arritur të realizojë pesë gola nw këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 23:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare