Ronaldo: Ne mund të përmbysim rezultatin kundër Lyon

Ronaldo: Ne mund të përmbysim rezultatin kundër Lyon

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka dhënë disa komente lidhur me situatën në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ka thënë se skuadra nuk janë të lumtur pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë kundër Olympique Lyon.

Portugezi ka shprehur besimin se ai dhe shokët e skuadrës mund të përmbysin gjërat dhe të kalojnë në fazën tjetër të garave.

“Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Nuk jemi të lumtur që kemi humbur, por është normale” ka thënë Ronaldo.
“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të vështira, ne jemi të zhgënjyer, por ne kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi vetëbesim”, shtoi portugezi.

“Jemi të relaksuar, të fokusuar dhe të përgatitur për ndeshjen tjetër, kundër Inter” ka thënë ndër të tjerash Ronaldo.

‘Zonja e vjetër’ u kritikuar për performancën në ndeshjen e parë në Francë, kur Juve nuk regjistroi asnjë gjuajtje drejt portës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Shkurt, 2020 20:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.