Ronaldo, ti je?! Ish-futbollisti më i mirë në botë shokon fansat me pamjen e tij

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 17:37

Ronaldo, ti je?! Ish-futbollisti më i mirë në botë shokon fansat me pamjen e tij

Sulmuesi i famshëm brazilian, Ronaldo është fotografuar këto ditë në pushime me të dashurën e tij, Celina Locks, e cila është 13 vite më e re.

Braziliani ka zgjedhur të kalojë pushimet në Ibiza dhe ka shokuar fansat në mbarë botën me format e tij trupore.

Top Albania Radio shkruan se kjo pasi, ish-futbollisti më i mirë në botë ka shtuar shumë peshë që kur u tërhoq nga futbolli dhe këtë e dëshmuan edhe fotot e shkrepura nga paparacët

Rikujtojmë se Ronaldo është pronar i Valladolidit, skuadrës së ligës së parë spanjolle dhe duket se një nga futbollistët më të mirë në histori nuk i kushton shumë rëndësi asaj që ha.

Kujtojmë se pasi luajti në Cruzeiro, ai shkoi në Evropë ku fillimisht veshi fanellën e PSV Eindhoven, e më pas luajti për Barcelonën, Interin, Realin dhe Milanin.

Në fund të karrierës ai luajti për brazilianët Corinthians, ndërsa për kombëtaren braziliane grumbulloi gjithsej 98 ndeshje.

Ai shënoi 62 gola dhe udhëhoqi Brazilin drejt titullit të botës në vitin 2002. Tifozët e futbollit shpesh debatojnë rreth temës se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. I fundit që ka folur për këtë është legjenda e futbollit, Ronaldo “Fenomeni”.

“Nëse më pyesni mua atëherë do them që 4 lojtarët më të mirë në historinë e futbollit janë Pele, Maradona, Mesi dhe Kristiano Ronaldo.”-ka thënë ai.

Gjithashtu braziliani foli dhe për krahasimin e tij me CR7. “Për CR7 duhet të jetë e bezdisshme kur thonë se unë jam Ronaldo i vërtetë. Njerëzit nuk mund të krahasohen. Ai do të mbetet ndër më të mirët e futbollit për arritjet e tija, ashtu si dhe Messi.”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 17:37