Ronela Hajati konfirmon ndarjen nga Young Zerka

Ronela Hajati konfirmon ndarjen nga Young Zerka

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, ka folur për jetën e saj private duke zbuluar disa të pathëna më parë.

Artistja e mirënjohur zgjodhi t’i surprizojë të gjithë duket thënë se është më “e padashuruar se kurrë”!

E ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Në Kurthin e  Piter Pan”, e pyetur se në ç’gjendje është aktualisht zemra e saj, pranoi se nuk është fare, po fare e dashuruar- me fjalë të tjera, konfirmoi ndarjen nga Young Zerka!

“Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.”- u shpreh Ronela.

Për një lidhje mes Ronelës dhe Zerkës është përfolur prej vitesh, por ishte këngëtari ai që e konfirmoi në nëntor të 2019-ës, duke e quajtur “shpirtin e tij binjak”, madje më herët ka patur zëra që thoshin se çifti ka nisur të bashkëjetojë.

Çfarëdo që të ketë ndodhur, ka marrë fund. Hajati, dukej më e sigurtë se kurrë kur tha se është vetëm.

Ndërkohë, Ronela po punon në projekte të reja muzikore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Qershor, 2020 23:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.