Ronela Hajati zbulon se po raki për dikë

Desk
By Desk November 14, 2020 22:57

Ronela Hajati zbulon se po raki për dikë

Ronela Hajati bën deklaratën e re në rrjete sociale.

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare e cila shpesh herë është në qendër të vëmendjes për imazhet që ndan, shkruan lajmi.net.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka rënë në sy me imazhet tërheqëse që ka ndarë me ndjekësit e Instagram.

Me fotografinë e fundit si duket ajo po dëshiron të dërgojë një mesazh tek dikush, pasi vetë këngëtarja në mbishkrimin e postimit të fundit thotë, “Pi raki e mendoj per ty”.

 

Ndërsa vlen të përmendet se Ronela ka bërë të ditur se do të sjellë edhe një projekt muzikor së shpejti, por pa dhënë detaje të mëtutjeshme./Lajmi.net/

Desk
By Desk November 14, 2020 22:57