Rrahmani te Napoli, 30 milionë euro për kapitenin e Kosovës

Desk
By Desk December 19, 2019 20:33

Rrahmani te Napoli, 30 milionë euro për kapitenin e Kosovës

Napoli është i interesuar prej kohësh për Sofyan Ambarat. Nënkampionët e Italisë e pëlqejnë shumë mesfushorin maroken të Veronës, por bashkë me të pritet të transferohet tek ekipi i Gattusos edhe një shqiptar.

Sky Sport.it raporton se Napoli është befasuar nga paraqitjet shumë të mira të Amir Rrahmanit dhe ka arritur akordin me kapitenin e Kosovës. 30 milionë euro është gati të paguajë De Laurentiis te Verona dhe të dy lojtarët pritet të transferohen në fund të sezonit tek ekipi ri.

Akordi financiar me mbrojtësin dardan është arritur, teksa kartoni i 25-vjeçarit nga Prishtina vlerësohet 15 milionë euro nga Verona, por marrëveshja finale mund të arrihet edhe për 10-12 milionë. I vetmi problem është Ambarat. Ky i fundit kërkohet edhe nga Interi dhe ka pretendime për një pagë më të lartë.

Desk
By Desk December 19, 2019 20:33