Rrëshqet duke hedhur mbeturinat, humb jetën një burrë në Elbasan

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:21

Rrëshqet duke hedhur mbeturinat, humb jetën një burrë në Elbasan

Elbasan | Rreth orës 21:06, policia thotë se u njoftua nga urgjenca e spitalit Elbasan se 61-vjeçari me iniciale Q.K, banues në lagjen 28 Nëntori, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë burime sqarojnë se ngjarja është aksidentale dhe nuk ka lidhje me kushtet atmosferike. Aktualisht në Elbasan nuk ka prezencë dëbore apo ngricë në rrugë./tvklan.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:21