Rreth 6.3 milionë fëmijë kanë vdekur në vitin 2017

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 19:36

Rreth 6.3 milionë fëmijë kanë vdekur në vitin 2017

Mbijetesa e fëmijëve varet nga ajo se ku dhe nga kush janë lindur! Rreth 6.3 milionë fëmijë nën moshën 15-vjeçare kanë vdekur në vitin 2017, sipas vlerësimeve më të reja të mortalitetit.

Shumica e këtyre vdekjeve – 5.4 milionë – ndodhin në 5 vitet e para të jetës, ku të posalindurit përbëjnë rreth gjysmën e fëmijëve të vdekur. Shumica e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare vdesin nga shkaqe të parandalueshme apo të shërueshme siç janë komplikimet gjatë lindjes, pneumonia, diarrea, sepsa neonatale dhe malaria.

Ndërsa, tek fëmijët e moshës 5-14 vjeçare, lëndimet janë shkaku kryesor i vdekjes, sidomos nga mbytja në ujë dhe aksidentet në trafik. Shkalla e vdekshmërisë te fëmijët më të vegjël se 5 vjet në zonat rurale është 50% më e lartë se tek fëmijët në zonat urbane. Po ashtu, fëmijët e nënave të pashkolluara kanë dyfish më shumë gjasa të vdesin para se të mbushin 5 vjet se sa ata të nënave me shkollim të mesëm apo të lartë.

https://blogs.worldbank.org/opendata/new-child-and-adolescent-mortality-estimates-show-remarkable-progress-17000-children-under-15-still?CID=DEC_TT_data_EN_EXT)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 19:36