Rrëzimi i avionit, vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit

Redaksia
By Redaksia 3 Prill, 2019 19:16

Rrëzimi i avionit, vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit

Vazhdojnë hetimet rreth shkaqeve të tragjedisë ajrore ku humbën jetën familja katëranëtarëshe Boshnakov nga Bullgaria.

Ekipe nga prokuroria, MPB dhe mjekësia ligjore përfunduan inspektimet në vendngjarje dhe trupat e pajetë janë dërguar në obduksion. Vendi ku është rrëzuar aeroplani është i papërshtatshëm dhe nuk ka kushte për tërheqjen e tij, por Prokuroria sqaron se ekspertët do të vazhdojnë hetimet e mbetjeve të gjetura për të vërtetuar shkaqet e aksidentit.

MPB ka konfirmuar emrat e katër viktimave, bëhet fjalë për Georgi Boshnakov, bashkëshorten e tij Kalina dhe dy vajzat e tyre. Mediat bullgare e kanë komentuar ngjarjen si gabim të pilotit ose problem teknik deri sa në Televizionin Bullgar “On Air” u emitua edhe audio xhirimi në mes të pilotit dhe kontrollorit të fluturimeve ku vërtetohet e njëjta.

Asistenti kryesor i sigurimit të fluturimeve në fakultetin teknik të Sofjes, Marin Petrov, ka deklaruar se Boshnakov kishte licencë amatore për pilotim të aeroplanëve të vogël, ndërsa, sipas tij, në këtë rast gjasat janë shumë të mëdha të kishte problem me motorin ose humbje të kontrollit gjatë drejtimit të aeroplanit.

Aeroplani privat fluturonte nga Ohri drejt Sofjes, por me kërkesë të pilotit është kërkuar leje për ulje në Shkup për shkak të turbulencave, ndërsa në orën 16:16 ai kishte humbur kontaktet me radarët. Më pas me gjetjen e mbetjeve u konfirmua rrëzimi i tij diku rreth 5 kilometra në veri-perëndim të vendit Sollunska Glava afër Shkupit.

Redaksia
By Redaksia 3 Prill, 2019 19:16