Rrëzimi i helikopterit të MPB-së, një person i lënduar

Desk
By Desk May 4, 2020 13:12

Rrëzimi i helikopterit të  MPB-së, një person i lënduar

Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër të stacionit policor në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkupi, është rrëzuar një helikopter i MPB-së.

Helikopteri “M 17” është rrëzuar nga shkaqe të panjohura.

Në helikopter kanë qenë 5 persona, ndërsa sipas informatave të para, një person është lënduar.

Zv.ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, e ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se nuk ka të lënduar.

Pritet që gjatë ditës MPB të del me informacione më të detajuara në lidhje me këtë rast.

Desk
By Desk May 4, 2020 13:12