Rriten çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 21:01

Rriten çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në muajin prill të këtij viti ishin më të larta për 0.4 për qind në bazë mujore dhe me 1.6 për qind në nivel vjetor, përcjll FLAKA.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, krahasuar me muajin mars 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale janë më të ulëta në sektorin e Minierave dhe guroreve për 1.3 për qind dhe në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz dhe Kondecioner me 0.7 për qind, dhe në sektorin e industrisë përpunuese janë më të larta me 0.6 për qind.

Krahasuar me prillin e vitit 2022, çmimet e shitjeve janë më të ulëta në sektorin e Minierave dhe Nxjerrje guri me 9,8 për qind dhe më të larta në sektorin e Industrisë Përpunuese me 1,6 për qind dhe në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz dhe Kondicioner me 17,1 për qind.

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja, nga ana tjetër, janë më të ulëta me 0.1 për qind në muaj dhe me 1.1 për qind në vit.

Krahasuar me muajin mars 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja janë më të ulëta në sektorin e Minierave dhe Guroreve me 1.8 për qind dhe mbeten të pandryshuara në sektorin e Industrisë Përpunuese. Krahasuar me prillin 2022, ato janë më të ulëta në sektorin e Minierave dhe Nxjerrje guri me 8,8 për qind dhe në Industrinë Përpunuese me 0,5 për qind. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Qershor, 2023 21:01
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.