Rritet bilanci/ Ndërron jetë deputeti i dytë në Iran nga koronavirusi

Desk
By Desk March 7, 2020 13:18

Rritet bilanci/ Ndërron jetë deputeti i dytë në Iran nga koronavirusi

Një tjetër deputet ka ndërruar jetë në Iran si pasojë e koronavirusit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Irna bëhet fjalë për 55-vjeçarin Fatemeh Rahbar, deputet konservator, i zgjedhur së fundmi në parlament.

Ndarja nga jeta e Rahbar-it vjen një muaj pasi rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit një tjetër deputet që më pas ndërroi jetë dhe zëvendësministri i Iranit, Iraj Harirchi.

Deri më tani, 124 persona kanë ndërruar jetë në Iran, ndërkohë që të prekur rezultojnë 4,747 persona.

Desk
By Desk March 7, 2020 13:18