Rritet çmimi i energjisë elektrike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 31 Korrik, 2020 17:29

Rritet çmimi i energjisë elektrike

Çmimin i energjisë elektrike për familjet do të rritet me 7.42 përqind dhe do të kushtojë rreth 5.9 denarë për një kilovat\orë me tarifën e shtrenjtë, ndërsa tarifa e lirë shkon në 2.9 denarë për kilovat\orë.

Presidenti i KKRE-së, Marko Bislimoski kohët e fundit kishte thënë se të gjitha kompanitë e energjisë në vend kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së kostove dhe uljes së konsumit, si dhe problemet që kanë me likuiditetin për shkak të pandemisë Covid-19.

Siç mësohet nga Alsat, çmimi i ngrohjes qendrore pritet të jetë më i lirë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 31 Korrik, 2020 17:29