Rritet kërkesa për vitamina dhe analgjetik nëpër barnatore

Desk
By Desk April 17, 2020 21:10

Rritet kërkesa për vitamina dhe analgjetik nëpër barnatore

Virusi Corona ka rritur furnizimin me barëra të qytetarëve. Paracetamoli, anallgina dhe të gjitha llojet e vitaminave janë ilaçet më të shitur në muajin e kaluar pas maskave, dorezave dhe dezinfektuesve. Farmacistët informojnë se gjatë kësaj periudhe qytetarët veprojnë me shumë prevetivë, përcjell FLAKA.

Shumë nga qytetarët thonë se përveç terapisë së rregullt, të cilën disa prej tyre e marrin si standard, furnizimet që ata bëjnë janë zakonisht ilaçe që forcojnë imunitetin, paracetamol, analginë, qetësues dhe pilula të presionit të gjakut.

Mjekët dhe farmacistët po u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të disiplinuar dhe të mos bëjnë rezerva të mëdha ilaçesh në shtëpi, pasi farmacitë kanë kapacitet të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e klientëve gjatë kësaj periudhe nga pademia me Covid 19. FLAKA

Desk
By Desk April 17, 2020 21:10