Rritet numri i parashtresave për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 27, 2020 17:10

Rritet numri i parashtresave për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve

Gati 6,000 parashtresa mbërritën në Inspektoratin e Punës nga punëtorët në tetë muajt e parë të vitit.

Pandemia me Covid-19 shkaktoi një rritje të dyfishtë të numrit të parashtresave nga qytetarët, thotë kreu i inspektoratit të punës, Alajdin Havziu. Numri më i madh i ankesave për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve ishin në industrinë e tekstilit.

Kontratat blanko, largimet nga puna pa respektuar periudhën e njoftimit, mospagimi i pagës dhe puna pa ndonjë kontratë pune janë disa nga problemet që qytetarët i raportojnë më shpesh. Sipas Havziut, pandemia shkaktoi një “zjarr” që do të duhet të shuhet për një kohë të gjatë, për të stabilizuar situatën.

Apeloj punëtorët të kenë kujdes se çfarë nënshkruajnë.” Ne kemi raste kur punëtorët kanë nënshkruar një dokument blanko dhe punëdhënësit mund ta abuzojnë atë dhe e bëjnë atë. “Unë dua të them se pa një kontratë pune asnjë punëtor nuk duhet të punojë pavarësisht nëse është i regjistruar në agjencinë e punësimit, sepse të drejtat dhe detyrimet janë specifikuar në kontratën e punës – u shpreh Alajdin Havziu- Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Pronarët e kompanive që kanë shkelur të drejtat e punëtorëve gjobiten në varësi të shkeljes në fjalë, por gjoba më e lartë mund të jetë deri në 3,000 euro. Të dhënat e fundit nga Agjencia e Punësimit tregojnë se në katër muajt e fundit, gati 12 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës si rezultat i pandemisë Covid-19.

Andrea Çobanova Alsat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 27, 2020 17:10