Rritet numri i të infektuarve nga korona virusi, në 24 orët e kaluara ka 24 raste të reja

Rritet numri i të infektuarve nga korona virusi, në 24 orët e kaluara ka 24 raste të reja

Rritet numri i të infektuarve nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 24 raste të reja. duke e çuar numrin e të infektuarve në 201, njofton Flaka. 

Sipas vendbanimeve: Shkup 15, Kumanovë 4,  Dibër 2, Ohër 1, Shtip 1 dhe Tetovë një rast. 

Deri tani, në Shkup gjithsej janë 123 pacientë të infektuar, Dibër 43, Kumanovë 15, Shtip 8, Veles 3, Ohër 2, Kavadar 2, Prilep 2, Tetovë 1 dhe Gostivar 1. 

Deri tani, jetë kanë ndërruar 3 pacientë dhe po aq të shëruar. Flaka

 

Gjatë ditës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe apeloi që qytetarët të zbatojnë komunikim përmes telefonit dhe postës elektronike me institucionet shëndetësore, përveç gjatë nevojës urgjente shëndetësore dhe të respektohen rekomandimet profesionale nga mjekët amë për ruajtjen e shëndetit dhe për mjekim të drejtë.

“Mos blini ilaçe pa nevojë, gjegjësisht mos bëni rezerva të panevojshme në shtëpitë tuaja, ilaçe me recetë në barrë të Fondit për sigurim shëndetësorë ka në sasi të mjaftueshme në qarkullim të miratuar nga Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore. Të sillemi të gjithë me përgjegjësi dhe pa panik me çka do ta mbrojmë sistemin tonë shëndetësorë dhe me këtë edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Filipçe në profilin e tij në Facebook. Flaka 

 

 

 
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 13:29

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.