Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kinë

Desk
By Desk March 5, 2020 20:06

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kinë

Pas tre ditësh rënie, është raportuar për rritje të rasteve të reja të prekur nga koronavirusi në Kinë.

Siç raportojnë mediat, për tre ditë kishte rënie të numrit të të prekurve nga koronavirusi, por nga dita e djeshme është rritur numri i të infektuarve në Wuhan, epiqendra e epidemisë.

Kishte 139 raste të reja të konfirmuara dje në territorin e Kinës, njoftoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend, duke shkuar numri i të prekurve nga koronavirusi në 80409 raste.

Desk
By Desk March 5, 2020 20:06