Rritet për 15% kapitacioni në mjekësinë primare, Qeveria: Rritje e mjeteve dhe shërbimeve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:17

Rritet për 15% kapitacioni në mjekësinë primare, Qeveria: Rritje e mjeteve dhe shërbimeve

Mjekët amë të praksës së përgjithshme, gjinekologët, stomatologët, specialistët e ambulancave konsultative që kanë nënshkruar marrëveshje me Fondin Shëndetësor, rrogën e tetorit të këtij viti do ta marrin me rritje prej 15% të vlerës së kapitacionit.

Me këtë masë synohet të inkurajohen mjekët e rinj që të specializojnë dhe të mos e lëshojnë vendin, ndërsa qytetarët do të marrin shërbime më të mira shëndetësore, thonë nga ekzekutivi.

“Kjo masë nuk nënkupton vetëm rritje të mjeteve që i marrin këta mjekë, por numër shumë më të madh shërbimesh si dhe masa preventive që do t’i ndjejnë qytetarët, respektivisht pacientët si dhe masa që do ta lehtësojnë trajtimin e sëmundjeve kronike që deri më tani nuk i kishin në dispozicion në kuadër të mbrojtjes shëndetësore primare”,- theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Vitin e ardhshëm do të ketë rritje të reja për specialistët, ndërsa sot njoftojmë se vlera e kapitacionit në mjekësinë primare rritet për 8 denarë. Prej tani e tutje kompensimi për specialistët privatë dhe stomatologët në vend të 90 mijë denarëve të tanishme, do të marrin 103 mijë denarë në muaj, ose 15% rritje”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Për realizimin e kësaj mase, Fondi Shëndetësor ka siguruar nga buxheti mjete shtesë prej 465 milionë denarë. Po ashtu nga Fondi njoftuan edhe për rritje të kompensimit për barnatoret që kanë marrëveshje me Fondin.

“Prej një nëntorit të vitit 2019 do të rritet kompensimi për barnatoret që kanë marrëveshje me Fondin për barnat me recetë edhe atë prej 16% në 18%, ndërsa për barnat shtrenjtë do të jetë 180 denarë për recetë”,- tha drejtori i FSSh-së, Orhan Ramadani.

Reformat janë përgatitur me ndihmën e analizave të Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Modeli i reformës shëndetësore bazohet në modelin slloven që është vlerësuar si më kompatibil me sistemin shëndetësor në vend. ( TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:17