Rritja e çmimeve në treg shqetëson qytetarët po reduktojmë ushqimet, mendojmë mbijetesën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:02

Rritja e çmimeve në treg shqetëson qytetarët po reduktojmë ushqimet, mendojmë mbijetesën

Tregjet e vendit po luftojnë me rritjen drastike të çmimeve të pothujase të gjitha produkteve ushqimore. TVM 2 qëndroi në tregun e Bit Pazarit ku qytetarët e anketuar potencuan se me vështërsi po arrijnë të sigurojnë produktet elementare për jetëse, sepse pagat e ulëta dhe rritja enorme e çmimeve ka ndikuar që ata të mendojnë vetëm për mbijetëse.

Si rezultat I kësaj qytetarët po reduktojnë blerjen e shum produkte ushqimore të nevojshme duke siguruar vetëm produktet bazë.

“Të gjitha çmime janë rritur por do ta përballojmë sa kemi mundësi tash mvaret sa e keni rrogën, krejt gjërat se për tu rritur çmimet janë rritur shumë”, shprehet qytetari.

“Mundohem nga pak çfarë është më lire të blej, bashkëshortja nuk mi pëlqen nuk i ke marr domatet e lira por dihet të mirat se çka janë 120 denarë kilogarmi”, theksoi qytetari.

“Ky popull është i mirë çfarë duron ne do të vdesim të uritur. Me një pension 200 euro kam tërë familjen, kam mare një kilogram djath kujt do ti a coj pesë antarë në shtëpi, uji rryma të gjitha janë shtrenjt”, shprehet qytetari.

Përveç shtrejtimit të çmimeve e në veçanti të bukës , qytetarët frigohen se do të mugojë mielli në të ardhmen.

“Mielli do të mungojë sepse nuk ka më herët ai merrej nga Ukraina, shtrejtimet më të mëdha janë te vaji, mielli zarzavatet të mos i përmendim domatet, nuk ka tek ne prandaj janë shtrejt”, theksoi qytetari.

“Nëse ndalet lufta ndoshta do të ketë miell po çmimet në përgjithësi të gjitha janë rritur buka, djathi, sheqeri . Shum sende I kemi ndalur, nuk blejmë çfarë kemi blerë”, shprehet qytetari.

Ankesa vijnë edhe nga shitësit të cilët thonë se qytetarët zgjedhin vetëm produktet elemntare, duke anashkaluar zarzavatet, frutat.

“Kriza është shum e madhe nuk ka shitje aspak se nuk mbulohen harxhimet ka me ble diçka tjetër në treg nuk vje në shprehje të blejë diçka se nuk ka para e ka patjetër të blejë vajin, djath sheqer prej 30 den është bërë 50 denarë”, theksoi shitësi Agron Sinani.

“Në muaj paguajmë 500 euro qera ndërsa ne këto para nuk mund ti fitojmë. Çmimet janë rriturr qind për qind”, u shpreh shitësi Jakup Seferi.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Të Statistikës shpenzimet për jetesë në qershor të vitit 2022 në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar rritje për 14. 5 përqind.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:02