Rritja e çmimeve thellon varfërinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:47

Rritja e çmimeve thellon varfërinë

Biljana Dukovska nga Platforma për luftimin e varfërisë në Maqedoni, thonë se për qytetarët të cilët jetojnë në kufirin r varfërisë çdo denarë më shumë i harxhuar ka peshë të madhe. Sipas saj, vala e rritjes së çmimeve do ta thellojë varfërinë edhe pse kjo nuk do të shihet në shifra.

Qytetarët e vendit tonë përballen çdo ditë me rritje të çmimeve të produkteve bazë. Duke filluar nga derivatet, disa produkte ushqimore, perimeve dhe frutave në tregje dhe prona të patundshme. Sipas statistikave, pothuajse 22 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë. Biljana Dukovska nga Platforma për luftimin e varfërisë në Maqedoni, thonë se për qytetarët të cilët jetojnë në kufirin r varfërisë çdo denarë më shumë i harxhuar ka peshë të madhe. Sipas saj, vala e rritjes së çmimeve do ta thellojë varfërinë edhe pse kjo nuk do të shihet në shifra. “Nëse vitin e kaluar familja ka pasur të ardhura prej 6000 denarë dhe ka mundur të blejë me vete një sasi të caktuar ushqimi për ta kaluar muajin, këtë vit me të njëjtën shumë nuk do të mund të përballojnë të njëjtën sasi ushqimi”, thotë Dukovska. Sipas saj, për sa i përket ndikimit të rritjes së re të çmimeve te qytetarët e varfër, kjo do të thotë se qytetarët të cilët janë afër kufirit të varfërisë do të hanë ushqime më pak cilësore për të plotësuar nevojat e tyre ushqimore.

Sipas profesorëve dhe ekonomistëve varfëria është fenomen që ka kohë që është prezent në vendin tonë dhe pandemia me virusin korona vetëm sa e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike të vendit tonë. Profesori Zoran Ivanovski, ka deklaruar se rritja e papunësisë dhe rënia e aktivitetit ekonomik rritën në mënyrë të pashmangshme përqindjen e varfërisë. Siç tha ai me rritjen e fundit të çmimeve mund të pritet vetëm rritje e varfërisë në vend. “Rritja e çmimeve do të ndikojë në standardin e qytetareve tanë, veçanërisht te qytetarët me të ardhura më të ulëta, gjë që do të shkaktojë pabarazi shtesë sociale. Analizat që bëhen sugjerojnë se një pjesë e mirë e popullatës po ballafaqohet me probleme ekonomike dhe në përgjithësi pabarazia në shoqëri është duke u rritur”, tha Ivanovski.

Sipas Ivanovskit, ngrirja e çmimeve të disa produkteve si instrument që disa qeveri po e marrin për të zbutur goditjen e çmimeve nuk është alternativa më e mirë, sepse, siç thotë ai, shkakton mungesë artificiale të produkteve dhe krijon një ekonomi gri. “Ajo që mund të bëjë shteti është të ndërhyjë, me stimuj fiskalë, në fushën e energjisë ose duke hequr një pjesë të akcizës, duke ulur taksat për shtetin dhe duke siguruar prodhimin vendas”, tha Ivanovski. Rritjet e reja të naftës, bukës, sheqerit, kafesë dhe produkteve të tjera bazë tashmë kanë frikësuar qytetarët të cilët ankohen se tryeza e tyre do të varfërohet dhe se me të njëjtat paga dhe standard të ulët jetese çdo qindarkë është më shumë barrë për qytetarët dhe buxhetin e tyre familjar.

Ndryshe, sipas statistikave nëse kufiri i varfërisë është 22 për qind në nivel shtetëror, në familjet me shumë fëmijë kjo përqindje është 46 për qind. Të dhënat e fundit për shkallën e varfërisë tregojnë se 35 për qind e popullsisë së Maqedonisë është në rrezik të varfërisë. Qytetarët për momentin blejnë ushqime më të shtrenjta për pesë deri në 10 për qind, ndërsa njoftimet janë se në tre muajt e ardhshëm pritet rritje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë nga 40 në 50 për qind. Nga ana tjetër, në katër vitet e fundit, shporta konsumatorëve e matur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) është rritur për 2,100 denarë, prej të cilave vetëm në vitin e fundit është rritur për më shumë se 800 denarë. Në atë periudhë prej katër vitesh, kostoja e jetesës, sipas Entit Shtetëror për Statistika, është rritur për 8,5 për qind. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:47
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.