Rritja e derivateve të naftës, qytetarët: Çmimet rriten çdo ditë, rrogat jo

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 16, 2019 20:12

Rritja e derivateve të naftës, qytetarët: Çmimet rriten çdo ditë, rrogat jo

Që nga mesnata, qytetarët i ngasin automjetet e tyre me çmime më të shtrenjta të benzinës e naftë, pas rritjes së fundit të derivateve.

Kjo lëvizje e shpeshtë e çmimeve shqetëson qytetarët që thonë se sapo mësohen me çmimin e ri, pas një jave ai rritet sërish.

Pyesin pushtetarët se përse nuk rrisin po kaq shpesh edhe rrogat e tyre të cilat me vite mbeten njësoj.

“Ndikon, një dit hip një dit zbrit. Ndikon, shumë shtrenjtë, rroga e ulët nafta çdo dit hip. Me 200 euro rroga, vetura duhet për familje, çdokujt i duhet. 1 euro është në perëndim, shtrenjtë është”,- tha një qytetar.

“Nuk është në rregull, nuk është Gjermani këtu, rrogat e vogla standardi i lartë. Duhet të ulen çmimet”,- theksoi një qytetar.

“Nafta që është rritur për standardin tonë është shumë. Rrogat e vogla o burrë, ku ke pa, nafta rritet a rroga s’ka, qysh me mbush veturën. Duhet me u ul nafta, gjithkund ulet, më së pakti 50 denarë duhet të jetë”,- u shpreh një qytetar.

Me hyrjen në fuqi të metodologjisë së re për përllogaritjen e çmimeve të karburanteve në maj të këtij viti, Komisioni Rregullator për Energjetikë për çdo të hënë do të vendos për çmimoren e re të derivateve të naftës.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 16, 2019 20:12