Rritja e pagave në arsim, Qeveria: 10% rritje, pas marrëveshjes me SASHK-un

Rritja e pagave në arsim, Qeveria: 10% rritje, pas marrëveshjes me SASHK-un

Qeveria miratoi vendimin për rritjen e pagave në arsimin fillor, të mesëm, sipëror dhe atë të shkencës për 10 për qind, duke filluar nga muaji prill i vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, vlerëson se kjo është rritje historike e pagave prej 20 për qind, duke marrë parasysh rritjet e mëparshme. Por, kjo informatë, sipas tij, do realizohet pas arritjes së marrëveshjes me SAShK-un.

“Pas arritjes së marrëveshjes me SAShK-un, e njëjta do të fillojë të zbatohet me rritjen e pagave për 10 për qind për të gjithë të punësuarit në arsim fillor, të mesëm, sipëror dhe në shkencë dhe brenda dy viteve paga do të rritet për 20 për qind, me atë që në shtatorin e këtij viti paga është rritur për 5 për qind dhe vitin e kaluar ka pasur rritje të pagave po ashtu për 5 për qind”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

SAShK-u në fundjavë prononcohet për ofertën

Ndërkohë nga SAShK-u edhe më tej mbeten në qëndrimin se pas konsultimeve me këshillat rajonalë dhe anëtarësinë, në fundjavë do të japë përgjigje nëse pranohet rritja e ofruar nga Qeveria. Kreu i saj, Nedellkov, ditë më parë kërkoi rritje të pagave prej 1 janarit të vitit 2020, më të madhe se 10 për qind. Sipas tij, nuk përjashtohet edhe opsioni i grevës nëse kërkesat e SASHK-ut nuk merren parasysh.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:10

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA