Rritja e të hyrave, Kurti: Kemi nisur qepjen e thesit të shqyer

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:12

Rritja e të hyrave, Kurti: Kemi nisur qepjen e thesit të shqyer

Rritja e të hyrave prej 34 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ndodhur për shkak se populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e dinë që nuk vjedh qeveria.Kurti gjatë një takimi që ka zhvilluar me struktura në Gjilan tha se përmes vettingut kanë nisur “qepjen e thesit të shqyer”.

“Populli është më i gatshëm të paguajë tatim kur e dinë që nuk vjedh qeveria. Pra, si mund t’ia kërkosh një biznesi tatimin paradite kur lajmet në mbrëmje kanë treguar skandalet prej kryeministrit deri tek shumica e ministrave, kështu ka ndodhur në të kaluarën. Kurrkush nuk ka qejf me qitë sene në një thes që është i shqyer. Qysh donë me e qit ti senin në një thes të shqyer? Bile bile e dimë prej përvojës jetësore kur shtim sene në thes së pari e këqyrim a është i shqyer. Tash populli e ka pa që ne jemi duke e qep thesin. Se që ka qenë i shqyer kjo nuk ka dyshim, po jemi duke e qepur thesin”, tha ai, transmeton KP.

Një shpjegim interesant Kurti ka pasur edhe për rëndësinë e rezervave shtetërore, të cilat tha se që dy herë që bëhet kryeministër i gjen të zbrazëta.

“A dinë si i bie kjo çfarë kanë bërë qeveritë e mëhershme, është sikur me shti dru në koftor e nuk ki dritare hiç. Ti djeg dru, por temperatura që është jashtë të hyn brenda menjëherë, se nuk ki dritare. E shteti është shtëpia e popullit, duhet me ja qitë dritaret. Në kuptimin ekonomik rezervat shtetërore e kanë funksionin e imunizimit të ekonomisë”, tha ai.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:12
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.