Rritja ekonomike, Tevdovski: Presim t’i tejkalojmë pritshmëritë. Beshovska: Të vazhdohet me këtë tempo

Desk
By Desk May 28, 2019 20:57

Rritja ekonomike, Tevdovski: Presim t’i tejkalojmë pritshmëritë. Beshovska: Të vazhdohet me këtë tempo

Bashkëpunimi i Kuvendit me sektorin civil është i rëndësishëm dhe në dobi të qytetarëve, vlerësuan pjesëmarrësit në Forumin Nacional Civika – Mobitalis kushtuar bashkëpunimit midis Kuvendit dhe organizatave civile.

Dy vitet e fundit kuvendi ka dëshmuar se është i hapur për sektorin civil, tha kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ndërsa ambasadorja e Zvicrës, Sibil Ster Tehada, nënvizoi se mbështetja e sektorit civil do të ndihmojë zhvillimin e proceseve demokratike.

“Kuvendi në këtë legjislaturë dëshmoi se është i hapur për çdo nismë që vjen nga sektori civil. Mund të kemi nevojë për një kanalizim më efikas të këtyre propozimeve dhe nismave si edhe implementimin e tyre. Besoj se, evenimenti i sotëm do të japë jo vetëm vërejtje kritike se ku gabojmë të gjithë, por edhe propozime konkrete se si ta afrojmë Kuvendin edhe më afër qytetarëve”,- tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.

“Veç mbështetjes afatgjate të sektorit civil, Zvicra mbështet edhe Kuvendin dhe sinerxhitë midis dy programeve, të cilët janë indikatorë të rëndësishëm për efektivitetin e programit tonë. Në 3 vitet e fundit pamë se duke falënderuar qëndrueshmërisë dhe përkushtimit, sektori civil u bë lojtar i rëndësishëm në dialog për politikën dhe partner kyç për reformat politike”,- tha ambasadorja e Zvicrës, Sibil Ster Tehada.

Edhe përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe opozitës nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të Kuvendit me sektorin civil.

“Po punojmë dhe luftojmë për të krijuar një shoqëri demokratike evropiane dhe të përparuar, ku çdo qytetar do të ndjehet i barabartë. Këtë mund ta arrijmë vetëm nëse bashkëpunojmë, plotësohemi dhe bashkërisht hapërojmë përpara. Ne si shumicë parlamentare sektorin civil e shohim si partner dhe aleat, pasi që sektori i fuqishëm qytetar është korrektor dhe kontroll i pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”,- theksoi Jovan Mitrevski nga LSDM.

“Kuvendi, si bartës i pushtetit legjislativ, ka nevojë për sektorin civil, kapacitetet dhe njohuritë e tyre. Pa sektor të zhvilluar civil nuk do të kemi shtet të zhvilluar. Jo vetëm ne qytetarët, por edhe organizatat qytetare janë përfaqësues të qytetarëve, për këtë qëllim nevojitet që bashkërisht të punojmë dhe të kontribuojmë që qytetarët tanë të jetojnë në shtet të zhvilluar demokratik”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Në vend janë të regjistruara mbi 6 mijë organizata joqeveritare.

Desk
By Desk May 28, 2019 20:57