Rritje 3.1 për qind e eksporteve, rënie prej 10.7 për qind e importeve në katër muajt e parë të vitit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:24

Rritje 3.1 për qind e eksporteve, rënie prej 10.7 për qind e importeve në katër muajt e parë të vitit

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga vendi në periudhën janar-prill 2023 është 3.005.376.000 dollarë dhe shënon rritje prej 3,1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell FLAKA.

Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 3,899,163,000 dollarë, që është 10.7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deficiti tregtar, në periudhën janar – prill 2023, arrin në 893 786 000 dollarë.

Tregtia sipas produktit tregon se pjesën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët në transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës e të ngjashme, për automjete, avionë ose anije, energji elektrike dhe produkte të sheshta prej hekuri ose çeliku jo të lidhur, jo platini – i kromuar ose i pa veshur.

Nga ana tjetër, vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe metalet e çmuara janë kryesisht te perfaqesuar ne importe ne gjendje koloidale; komponimet, organike ose inorganike, të metaleve të çmuara, nëse janë apo jo të përcaktuara kimikisht; amalgame të metaleve të çmuara.

Në periudhën janar – prill të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, kemi bërë tregti më së shumti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 21:24
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.