Rritje e numrit të infektuarve të rinj nga COVID-19, paralajmërime për masa kufizuese në disa komuna dhe akuza ndërpartiake

Rritje e numrit të infektuarve të rinj nga COVID-19, paralajmërime për masa kufizuese në disa komuna dhe akuza ndërpartiake

Gjatë ditës së djeshme epidemiologët vërejnë më shumë se dyfish rritje të të infekturave nga Kovid-19 për dallim nga dita më parë ku ishin regjistruar 25 persona me koronavirus. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev akuzoi se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mospunës së ministrit Naqe Çulev, ndërsa ky i fundit vlerësoi se kjo është pasojë e faktit se në vend të politikave thelbësore, pushteti ka zhvilluar piar ditor nga çështja lidhur me koronavirusin.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe porositi se përsëri do të sillen kufizime në disa vende nëse këtë e kërkon gjendja epidemiologjike.

Rritje e numrit të infektuarve të rinj nga KOVID-19, paralajmërime për masa kufizuese në disa komuna dhe akuza ndërpartiake

Dje janë regjistruar 52 raste të reja – pozitivë me koronavirus dhe 30 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 2129, numri i pacientëve të shëruar është 1516, i të vdekurve 126, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 487.

Masa të karantinimit mund të vendosen në komunat ku ka rritje të numrit të të infektuarve. Ata janë Saraji, Çairi, Gazi Baba dhe Aerodromi ku ka koncentrim më të madh të të infektuarve të rinj nga periudha e masave të ashpra kufizuese.

Sipas Filipçes, shqetëson ajo që qytetarët nuk i respektojnë masat e rekomanduara për bartjen e maskës dhe distancës, ndërsa ka edhe shkelje të vendimeve për izolim dhe lëvizje jashtë karantinës, ka tubime grupore, si dhe mungesë bashkëpunimi me epidemiologët, dhënia e të dhënave dhe adresave të rreme që të mos iu dërgohen vendime për izolim. Ai tha se do të ketë kontrolle më të mëdha, ndërsa nga MPB-ja kërkoi sanksionime më të mëdha.

Rritje e numrit të infektuarve të rinj nga KOVID-19, paralajmërime për masa kufizuese në disa komuna dhe akuza ndërpartiake

Theksoi se edhe krahas lehtësimit të masave dhe heqjes së orës policore, masat për mbrojtje mbeten dhe siç tha, ato janë të qarta dhe nuk janë të rënda që të zbatohen.

“Numrat e personave të sapoinfektuar që i regjistrojmë këtyre ditëve janë pasojë e drejtpërdrejtë e mospunës, populizimit dhe përfitimit partiak të ministrit teknik, Naqe Çulev dhe shefit të tij, Hristijan Mickoski”, ka njoftuar në profilin e tij në Fejsbuk, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Rritje e numrit të infektuarve të rinj nga KOVID-19, paralajmërime për masa kufizuese në disa komuna dhe akuza ndërpartiake

Me deklaratën kryesisht të papërgjegjshme, të lirë dhe populiste se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen kur nuk i respektojnë masat, thekson Zaev, “Çulev nxit mosrespektim dhe shkelje të masave kufizuese dhe detyrimeve”.

“Opinioni në raste të shumta ka qenë dëshmitar i shkeljeve masive të ndalesës për lëvizje, ndalesës për grupim, mosrespektim të pajisjes së detyrueshme mbrojtëse, ndërsa policia e udhqëhequr nga Çulevi nuk ka ndërmarrë asgjë. Çulev dhe Mickoski nuk kanë asnjë respekt as edhe ndaj punonjësve shëndetësor, as edhe ndaj ekspertëve nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Në vend se ta mbështesin punën e Komisionit, ata kërkojnë shkarkimin e saj dhe me këtë i japin ngjyrë politike epidemiologjisë dhe duan t’i vendosin qytetarët në situatë jo të mirë”, ka thënë Zaev.

Rritje e numrit të infektuarve të rinj nga KOVID-19, paralajmërime për masa kufizuese në disa komuna dhe akuza ndërpartiake

Rritja e numrit të të infektuarve është pasojë direkte e faktit se pushteti në vend të politikave esenciale ka bërë si PR ditor nga çështja lidhur me përballjen me koronavirusin, njoftoi madje në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Nesër përfundon gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa Këshilli i Sigurisë sot në mesditë do të mbajë seancë në Kabientin e presidentit në vilën “Vodno” e cila do të vendos për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

 

 
 
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Maj, 2020 10:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

MARKETING