Rritje rapide e të infektuarve me koronavirus në RMV, regjistrohen 18 raste të reja

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 12:52

Rritje rapide e të infektuarve me koronavirus në RMV, regjistrohen 18 raste të reja

Rritje rapide vazhdon të shënojë numri i të infektuarve me koronavirus në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në 24 orët e kaluara janë regjistrohen 18  raste të reja, njofton Flaka, duke u thirrur në informatat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Me shifrat e reja, numri i përgjithshëm ka arritur në 219 raste të të prekurve nga virusi korona. 

Sot, Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në profilin e tij në Facebook, njoftoi se ishin siguruar 55 respiratorët dhe se së shpejti do të jenë në dispozicion për të luftuar koronavirusin.

Respiratorët vijnë nga BE për të ndihmuar vendin. Së shpejti ato do të shpërndahen nëpër Maqedoni. Flaka 

 

 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 12:52