Rritje stratosferike e çmimit të gazit në Gjermani

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 09:36

Rritje stratosferike e çmimit të gazit në Gjermani

Në Tetor do të nisin të ndihen pasojat e vërteta të sulmit rus në Ukrainë. Në këtë përfundim arrin një analizë e medias gjermane Deutsche Welle ku paralajmërohet se mungesa e gazit rus këtë Dimër do t’i dhjetëfishojë faturat e ngrohjes me gaz për familjarët.

Si shembull sillet rasti i një furnizuesi me gaz në një lagje periferike të Berlinit. Fatura mujore për muajt nga Tetori e më tej pritet të arrijë deri në 1515 Euro, kur deri më tani është paguar jo më shumë se 143 Euro në muaj.

Shkaktare e kësaj situate është mungesa e furnizimeve nga Rusia dhe kompania që furnizon 20 mijë familje në Berlin e importonte gazin nga ky vend. Ndonëse jo në këto nivele, çmimin do ta rrisin të gjitha kompanitë e gazit në Gjermani, edhe ato që nuk furnizohen nga Rusia, pasi duhet të përmbushin boshllëkun që lë gazi rus. Faturat mesatare mujore minimalisht do të dyfishohen.

Qeveria gjermane do të aplikojë një taksë të re për klientët, financim që do të shkojë për të nxitur firmat vendase të kërkojnë furnitorë në vende të tjera, e megjithatë, gazin do ta blejnë sërish më shtrenjtë.

Ministri gjerman i Financave Kristian Lindner thotë se çmimet e larta janë realiteti i ri në Gjermani. Qeveria e tij nuk mund të bëjë shumë për të ulur çmimet përveçse të këshillojë qytetarët të kursejnë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 09:36

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare