Rron Broja: Ja pse është më mirë në Shqipëri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 20:08

Rron Broja: Ja pse është më mirë në Shqipëri

Rron Broja po fiton shumë minuta te Partizani këtë sezon, pavarësisht se këta të fundit nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë.

Futbollisti është shprehur se para pezullimit skuadra nuk ishte shumë mirë, ndoshta edhe për shkak se ishin të lodhur.

“Është një situatë e vështirë, nuk është e lehtë të vazhdosh stërvitjen në shtëpi, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Mendoj se ky pezullim mund të na vijë në ndihmë te Partizani, pasi nuk po kalonim një formë shumë të mirë dhe mendoj se në vazhdim do të jemi më mirë”, tha ai.

Kosova, Shqipëria, Maqedonia? Të tre janë kampionate shumë të forta. Por mendoj se në Shqipëria është më përpara, kjo për shkak të infrastrukturës që është”.

“Dëshira është që të kalojë kjo situatë. Shpresoj që me Partizanin të zhvillojmë ndeshje të mira dhe të luajmë në kupat e Europës. Kemi qenë të lodhur shumica e ekipit para virusit. Kur të fillojmë stërvitjen do të kthehet edhe Trashi që ka qenë një mungesë e madhe. Mendoj se kjo ndalesë do të na shërbejë për mirë, që të kthehemi në një formë të mirë dhe të marrim rezultatet pozitive. Do të isha shumë i lumtur të isha pjesë e Kosovës edhe për ndeshjet e tjera.”, u shpreh Broja për “Supersport”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 20:08