Rrugë të përmbytura e pemë të thyera, stuhia goditi Serbinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:16

Rrugë të përmbytura e pemë të thyera, stuhia goditi Serbinë

Stuhia e paralajmëruar me reshje shiu dhe breshër ka goditur pasdite Pomoravljen, Shumadinë, Banatin dhe Sremin.

Sipas njoftimit nga RHMZ, stuhitë do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes.

Breshëri i fortë ka rënë në Çaçak, Kragujevc dhe zonat përreth. Sipas fotografive nga rrjetet sociale shihet se era në Kragujevc ka thyer edhe pemë.

Banorët e Mrcajevacit thonë se pas bubullimave dhe reshjeve të dendura të shiut ka rënë shi për disa minuta, ndërsa nga videot që qarkullojnë në rrjete sociale shihet se në rrugë ka mbetur një sasi e madhe uji, gjë që e ka vështirësuar lëvizjen.

Qytetarët e Svilajnecit raportojnë se breshri ka rënë për rreth 10 minuta dhe se nuk kanë qenë dëshmitarë të një pamje të tillë në vitet e fundit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:16