Rrugët në Tetovë ende me emra si Lenini e Tito

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 16:19

Rrugët në Tetovë ende me emra si Lenini e Tito

Institucionet shtetërore nuk i njohin emrat e rrugëve  në qytetin e Tetovës që komuna i ka ndërruar me një vendim  të këshillit komunal në vitin 2007.

Emrat e rrugëve si  “Iliria”, “Mehmet Pash Deralla”, “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri, shfrytëzohen vetën nga komuna e Tetovës në komunikim me qytetarët, ndërsa në dokumentacionet  e qytetarëve qëndrojnë emra dhe data të rëndësishme të ish sistemit Jugosllav.

Kryetari i këshillit komunal të Tetovës Bekim Memeti thotë se komuna i ka kryer të gjithë procedurat e nevojshme, për  t’u shfrytëzuar emrat e ri.

“Komuna e Tetovës i shfrytëzon ata ndryshime që kanë kaluar në këshill dhe me ato ndryshime dhe ato emërime në i përdorim edhe me institucione tjera, sa i përket ndryshmeve tjera ajo  është punë e Regjistrit qendrorë, i cila duhet t’i regjistrojë ato  dhe kështu mbarojnë të gjitha procedurat  ligjore sa i përket ndryshmeve”, theksoi Bekim Memeti.

Por nga regjistri qendror thonë se komuna e Tetovës nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për ndryshim të emrave.

“Momentalisht në regjistrin qendrorë  nuk ka arritur asnjë kërkesë për ndryshim të emrave nga komuna e Tetovës”, thonë nga Regjistri Qendror.

Ndryshe në qytetin e Tetovës rrugët akoma mbajnë emrat si: Lenini, Josi Bros Tito dhe shumë personalitete të njohura komuniste.  Përveç emrat e rrugëve, reagime vazhdimisht ka edhe për emtat e shkollave, për të cilët këshilltarët e Komunës së Tetovës në  asnjë rast nuk  janë bërë bashkë për  t’i zgjidhur.

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 16:19