Ruçi në Vjenë: Shqipëria meriton integrimin në BE

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 19:47

Shqipëria është vendi me proeuropian në rajon dhe meriton integrimin në BE.

Kryetari Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi mori pjesë të hënën pasdite në konferencën e kryeparlamentarëve të Bashkimit Europianë, që u mbajt në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari Ruçi tha se Shqipëria ka vetëm plan dhe ai është integrimi. “Shqipëria, vetëm plan A për integrimin në Bashkimin Europianë. Objektivat e Këshillit Europian, janë të përmbushura”, tha Ruçi

“Ne besojmë në vlerësimin pozitiv për Shqipërinë. Vlerësim që do të ishte i mbështetur në arritjet dhe meritën. Shqiptarët janë më proeuropianët në rajon”, tha kryetari Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 19:47