Rudiger pranë largimit nga Chelsea, Real Madrid vëzhgon nga afër situatën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:19

Rudiger pranë largimit nga Chelsea, Real Madrid vëzhgon nga afër situatën

Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger është afër që të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë verë.

Gjermanit i kanë mbetur edhe disa muaj në kontratë që i skadon në verë dhe mesa duket nuk do rinovojë dhe do largohet nga klubi anglez, aty ku është duke shkëlqyer për momentin, transmeton lajmi.net.

Për t’i hedhur ‘benzinë zjarrit’ ishte vendimi i Chelseas për të rinovuar me talentin Trevor Chabolbah. I riu pritet të zërë vendin e Rudiger, në rast që ky i fundit largohet.

Real Madrid thuhet se është shumë interesuar për Rudiger, njësoi si Bayern Munich dhe Juventus. Mesfushori është ndër futbollistët më të mëdhenj që do bëhen agjent të lirë, njësoi si Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

Ruidger për momentin konsiderohet si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë, derisa ka zhvilluar 48 paraqitje edhe me Kombëtaren e Gjermanisë./Lajmi.net

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:19

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare