Rufat Yseini: Mund të ketë manipulime me licencat e autobusëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:26

Rufat Yseini: Mund të ketë manipulime me licencat e autobusëve

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Transportit, Rufat Yseini, tha se ata si inspektorat e kanë shumë të vështirë të kontrollojnë të gjitha automjetet që lëvizin, për shkakun kryesor se kanë edhe mungesë kuadri në këtë inspektorat.

Ai u ankua se problemi është edhe te mosfunksionimi i inspektoratit vendor nëpër komuna.

Në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat, ai tha se mund të ketë probleme me licencat e autobusëve. Sipas tij, edhe pse ata shpesh bëjnë kontrolle nëpër kompani, por përsëri kompanitë manipulojnë me licencat edhe ata e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë autobusët.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:26