Rugova: Kurti homazhe te varri i Izetbegovicit, duhet edhe te i Rugovës
Në Lidhja Demokratike të Kosovës e besojnë se lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të nderojë familjen e ish-presidentit Rugova, njëkohësisht do të përkulet tek varri i tij ish-presidentit Rugova.
Deputeti Naser Rugova, tha se ‘meqenëse kreu i VV-së kishte bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit boshnjak, Alija Izetbegovic, është e pashmangshme të mos e vlerësoje arkitektin e Pavarësisë së Kosovës’.
‘Unë dua të besojë se kryetari i Vetëvendosjes, Z.Kurti nëse ka bo homazhe pranë varrit të Alija Izetbegovicit, atëherë është e pashmangshme dhe joracionale që të mos e bëjë nderimin dhe të mos e vlerësojë kontributin e madh të ideatorit dhe arkitetkti të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova’, tha ai në T7.
‘Z.Kurti e ka të qartë këtë dhe e ka nivelin edhe politik edhe itelektual që ta dëshmojë këtë’, shtoi Rugova.
Rugova tha se nëse LDK-VV janë fitues të zgjedhjeve, Kurti së bashku me kryeministrin/en e ri/re do të shkojnë për nderime te familja e Rugovës dhe ajo e Jasharëve.