Rumen Radev tha se çdo skenar është realist për negociatat me RMV

Desk
By Desk November 3, 2020 22:06

Rumen Radev tha se çdo skenar është realist për negociatat me RMV

“Ne nuk mund të sjellim probleme të pazgjidhura në BE dhe të legjitimojmë urrejtjen ndaj Bullgarisë”, tha Presidenti Bullgar Rumen Radev, duke komentuar mbi vendin tonë, përcjell FLAKA.

Ai njoftoi se do të diskutojë këtë temë sot me homologun e tij gjerman.

Radev është i mendimit se do të ketë një shtyrje të negociatave.

Presidenti Bullgar pret që qeveria Bullgare të luftojë për Kapitullin 35 të kornizës negociatore, e cila do të përfshijë të gjithë pozicionin e tyre kombëtar të miratuar nga parlamenti Bullgar si kritere të njohura qartë për t’u ndjekur gjatë procesit të negociatave.

“Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin tonë dhe Bullgaria e ka mbështetur gjithmonë atë, por ne duhet të kemi garanci të qarta se uniteti ynë si një komb Bullgar dhe trashëgimia kulturore nuk do të vihen në dyshim nga faktorë të jashtëm.Si një shtet anëtar përgjegjës i BE, ne nuk duhet dhe nuk mund të lejojmë të sjellim çështje të reja të pazgjidhura në BE. Ne nuk mund ta legjitimojmë urrejtjen ndaj Bullgarisë. Si një komb që respekton vetveten, 3 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, ne nuk mund të shohim tekste në libra shkollorë, muze, monumente dhe formulime fyese dhe të papranueshme për Bullgarinë. Ne nuk mund të hipotekojmë identitetin tonë kombëtar”, tha Radev.

Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva tha pas takimit të djeshëm në Berlin se ata nuk mund të miratonin kornizën e negociatave tani për tani. FLAKA

Desk
By Desk November 3, 2020 22:06