Ruskovska: Kërkuam paraburgim për Mijallkov menjëherë pasi morëm informacione për arratisje të mundshme

Ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ka qenë në arrati që nga dje, gjë e cila çoi në revoltë në një pjesë të madhe të publikut në Maqedoni, përcjell FLAKA.
Kreu i prokurorisë, Vilama Ruskovska, në një deklaratë për Kanal 5, tha se ata nuk kishin asnjë bazë ligjore për të kërkuar paraburgim.
“Propozimi nuk mund të ishte dhënë paraprakisht sepse i pandehuri u paraqit si duhet në të gjitha seancat dhe respektoi të gjitha masat paraprake”, tha Ruskovska. FLAKA