Ruskovska: Me siguri unë flas, por nuk ka mundësi që dikush të “harrohet” në paraburgim

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:14

Ruskovska: Me siguri unë flas, por nuk ka mundësi që dikush të “harrohet” në paraburgim

Nuk ka mundësi që dikush të “harrohet” në paraburgim, prandaj ka mekanizma mbrojtës. Nëse kam thënë “i harruar”, kam thënë në mënyrë figurative, ka thënë për “Focus” prokurorja Vilma Ruskovska pasi ka dalë një regjistrim në të cilin ka rrjedhur një zë që i ngjan asaj dhe në të cilin ajo përmend Vlladimir Atanasovski, ish-drejtori i DSK-së, se e ka “harruar” në paraburgim për dy muaj, përcjell FLAKA.

“Sipas asaj që kam arritur të dëgjoj, me siguri po flas unë, por biseda është nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk ka mundësi që dikush të “harrohet” në paraburgim, prandaj ka mekanizma mbrojtës. Nëse kam thënë “harruar”, është figurative”, thotë Ruskovska.

Ajo supozon se incizimi është pjesë e materialeve që biznesmeni Orce Kamçev ka dorëzuar në Prokurori për rastin “Reket”.

“Mendoj se biseda ka qenë në kohën kur ai ka raportuar rastin “Reket”. Pastaj kam punuar edhe në hetim për organizatorët e 27 prillit”, shtoi Ruskovska. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:14