Sa blejnë banorët e RMV-së përmes internetit?

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 21:55

Sa blejnë banorët e RMV-së përmes internetit?

Të dhënat tregojnë se çdo i dyti banorë i RMV-së blen online – rreth 50% e qytetarëve tanë përdorin internetin për të blerë produkte, por rekordmenët për blerjet më të shumta online në rajon janë serbët, përcjell FLAKA.

Në Maqedoni, veshjet blihen më së shumti online me 68,4%, por Shqipëria ende mban vendin e parë për porositë e veshjeve të bëra në tre muajt e fundit, pra 91%.

Përderisa kërkesa për veshje në internet në Maqedoni është e lartë, krahasuar me vendet e rajonit dhe Evropës, banorët e RMV më së paku porosisin pajisje elektronike, kompjuterë, tabletë dhe telefona. Gjithashtu renditemi më poshtë kur bëhet fjalë për blerjen e mobiljeve, aksesorëve të shtëpisë dhe kopshtarisë.

Këto janë të dhënat nga raporti vjetor i Asociacionit të Maqedonisë për e-commerce. Në e-konferencën e sotme të gjashtë radhazi, kryetarja e shoqatës, Nina Angellovska, theksoi se vendet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë, nuk po ecin me ritmin e dëshiruar në fushën e tregtisë elektronike.

Për shkak të frikës nga mashtrimi, disa konsumatorë ende e shohin tregtinë online me mosbesim, theksoi presidenti Stevo Pendarovski.

“Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, shteti duhet të krijojë besim në këtë sektor duke luftuar kundër krimit kibernetik dhe duke garantuar sigurinë kibernetike të tregut. Për më tepër, shteti duhet të investojë në edukimin modern digjital për të kapërcyer ndarjen digjitale në shoqërinë maqedonase. Së fundi, ne duhet të zhvillojmë ekosistemin maqedonas të tregtisë elektronike në mënyrë që të tërheqë investime, të krijojë vende pune dhe të mbajë të rinjtë në vend”.

Banorët e RMV-së e përdorin internetin më së shumti në vendet e rajonit, veçanërisht për video thirrje dhe mesazhe në Viber, Facebook, WhatsApp. Ndërsa jemi nën standardin evropian për pagesat bankare online, ne e tejkalojmë mesataren evropiane në shprehjen e opinionit tonë në mediat sociale për politikën dhe çështjet sociale.

Në konferencën e këtij viti fokusi ishte tek inteligjenca artificiale si ndihmëse në zhvillimin e e-commerce, si dhe një plan dhe diskutim për përmirësimin e kësaj dege. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 14 Nëntor, 2023 21:55