Kostoja e jetesës në tetor të këtij viti është rritur me 4.1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky është faktikisht inflacioni i matur në muajin e dhjetë të këtij viti, pasi në baza mujore kostoja e jetesës ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Në tetor të këtij viti, çmimet me pakicë janë madje 6.1 për qind më të larta se çmimet në tetor të vitit të kaluar, sipas Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas të dhënave, në baza mujore rritja e kostos së jetesës është 0.5 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë muajin e kaluar krahasuar me muajin paraprak kanë mbetur në të njëjtin nivel, përcjell FLAKA.
Në tetor, rritje e indekseve të kostos së jetesës, krahasuar me një muaj më parë, u regjistrua tek sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave me 2,5 për qind, vaji dhe yndyra me 2,3 për qind, buka dhe drithërat me 1,8 për qind, mishi me 1.7 për qind, ushqime dhe produkte të tjera.
Rritje të indekseve të kostos së jetesës në muajin tetor është shënuar edhe te gazi për familjet me 9,2%, karburantet e lëngëta për familjet me 5,2%, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet me 4,3%, restorantet, kafenetë dhe të ngjashme me 2,0%, këpucët me 1.6%, shërbimet e shtëpisë dhe shtëpiake me 1.5%, shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të shtëpisë, karburantet e ngurta për amvisëri, bizhuteritë, orët me 1.1%, kopshtet, bimët dhe lulet me 1.0%, pajisjet shtëpiake të mëdha dhe të vogla me 0.9 %, pastrimi, riparimi dhe marrja me qira e veshjeve, pajisjeve për pritjen, regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve dhe imazheve, shërbime rekreative dhe sportive, shërbime akomodimi, sallone parukerie dhe sallone bukurie me 0,8%, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje, lojëra, lodra dhe hobi me 0,7%, tekstile shtëpiake, pajisje elektrike të higjienës personale me 0,6%, materiale për mirëmbajtje dhe riparime shtëpiake, mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve të veta me 0.5%, veshjet, mobiljet dhe mobilimi me 0.4%, qiratë aktuale të paguara nga qiramarrësit, pjesë këmbimi dhe aksesorë për automjetet e veta, pajisje për përpunimin e të dhënave, sende të tjera personale me 0.3%.
Ulje e indekseve të kostos së jetesës në tetor 2021, krahasuar me muajin paraardhës, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë me 2.9%, frutave të freskëta dhe të ngrira me 2.0%, birrës me 1.0%, ujit mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh, verë me 0.2%.
Gjithashtu, ulje e indekseve të kostos së jetesës është shënuar edhe në transportin ajror të pasagjerëve me 13.3%, aranzhimet e paketave turistike me 6.4%, biçikletat me 1.3%, librat me 1.1%, shërbimet e tjera për pajisjet e transportit vetanak me 0.4%, të tjerat personale, pajisje dhe produkte higjienike me 0,3%, automjete motorike, kafshë shtëpiake dhe produkte të ngjashme me 0,2%. FLAKA