Sa para mund t’i fitojnë Joshua e Ruiz nga rimeçi

Sa para mund t’i fitojnë Joshua e Ruiz nga rimeçi

Edhe pse Andy Ruiz Jr është kampioni në kategorinë e peshave të rënda në boks, është Anthony Joshua ai që mund të fitojë më shumë para nëse triumfon në rimeçin e sotshëm.

Anthony Joshua raportohet se do t’i marrë 50 milionë funte nëse i rifiton titujt e tij WBO, WBA dhe IBF, ndërsa Ruiz do të paguhet 10 milionë funte nëse arrin t’i mbron titujt e tij, transmeton Gazeta Express.

Para tetë muajve, Andy Ruiz Jr. e shkroi njërën ndër historinë më të mrekullueshme në botën e boksit, kur e tronditi botën duke e nokautuar në rundin e shtatë kampionin e pamposhtur të peshave të rënda, Anthony Joshuan. Ruiz kishte hyrë në atë ndeshje me parashikimet se do të humbte me lehtësi ndaj anglezit.

Andy Ruiz Jr (33-1, 22 nokaute) nuk e fitoi meçin e parë kundër Anthony Joshas me fat. Ai i mbijetoi një nokdauni në fillim të ndeshjes dhe u kthye fuqishëm duke e rrëzuar Joshuan disa herë, para nokautit përfundimtar. Kjo kishte qenë fitorja e katërt radhazi për Ruizin, i cili pastaj i mori titujt e kampionit botëror.

Tani, këta dy kundërshtarë do të përballet sërish sonte, rreth orës 22:00, në mes të shkretëtirës në Arabinë Saudite – me sytë sërish te ata tre tituj të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda, IBF, WBA dhe WBO.

Në këtë event do të zhvillohen edhe disa meçe të tjera interesante, përfshirë këtu disa rivalë të vjetër të Joshuas. Alexander Povetkin do të përballet me Michael Hunter, ndërsa Dillian Whyte do të luftojë kundër Maruisz Wach. Povetkin kishte humbur me nokaut nga Joshua në vitin 2018, ndërsa Whyte e kishte pësuar të njëjtin fat në vitin 2015. /Gazeta Express/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 7 Dhjetor, 2019 22:14

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.