Sa prindër vetëushqyes do të fitojnë kartela pagesore?

Desk
By Desk October 21, 2020 22:33

Sa prindër vetëushqyes do të fitojnë kartela pagesore?

Me paketën e katërt të masave të Qeverisë, 5,726 prindër vetëushqyes do të marrin kartela pagesore, përcjell FLAKA.

Kjo është mbështetje në trajtimin e pasojave të krizës ekonomike.

“Kjo do të nënkuptojë forcimin e buxheteve familjare të mbi 5,700 familjeve dhe inkurajimin e konsumit privat. Kartela pagesore do të marrin edhe pensionistët me pension më të ulët se 15,000 denarë, punëkërkues pasivë, artistë të pavarur, kineastë, punëtorë kulturorë dhe artistë të estradës, si dhe 540 studentë, si dhe qytetarë që janë mbi 64 vjeç dhe nuk kanë pension apo pension shtetëror, pension social dhe kanë të ardhura më të ulëta se 15,000 denarë, ose nuk kanë fare të ardhura”, thuhet në deklaratën e LSDM.

Kartelat pagesore do të jenë në vlerë prej 6,000 denarë.

Shteti i alokon ato në mënyrë që të lehtësojë tronditjen e epidemisë së koronavirusit, por edhe për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë vendase. FLAKA

Desk
By Desk October 21, 2020 22:33