Sali Berisha i bashkohet protestës për rastin në Himarë, qytetari: Largohu nga këtu

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:05

Sali Berisha i bashkohet protestës për rastin në Himarë, qytetari: Largohu nga këtu

Kreu i PD-së Sali Berisha i bashkohet protestës së thirrur nga shoqëria civile për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë.

Në një moment një qytetar i ka kërkuar largimin nga protesta Sali Berishës, duke thënë se nuk duan politikë. Ndërkohë Berisha iu kundërpërgjigj se politika do jetë në epiqendër të problemit.

Qytetari: Largohu nga këtu. Ik politika.

Berisha: Mos i luaj. Janë ata të cilët që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do jetë në epiqendër të problemit”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:05