Sallatë kremoze me salcë pesto
Këtë pjatë mund ta shërbeni si sallatë të ftohtë ose si pjatë kryesore.
Përbërësit:
250 gr makarona
2 lugë gjelle pesto borziloku
200 ml ajkë të thartë/shtalpë
100 gr djath feta
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle domate të thara
1 filxhan gjethe borziloku
kripë dhe piper i zi.
Udhëzimet
Fillimisht, nëse djathi feta është shumë i njelmët, atëherë mos hidhni shumë kripë tek uji ku do të zieni makaronat.
Në një enë bëni bashkë peston, shtalpën dhe vajin e ullirit. Në këtë përzierje shtoni makaronat e ziera dhe të ftohura.
Shtoni djathin e thërmuar, borzilokun e grirë dhe domaten e tharë.
Në fund trazojini mirë të gjitha dhe shërbejini si një drekë të thjeshtë vere ose si sallatë shoqëruesepër njërin nga vaktet kryesore të ditës.