Sallatë makaronash me presh
Në qoftë se nuk e keni provuar akoma, atëherë është koha e duhur që ta provoni këtë sallatë të jashtëzakonshme.
Përbërësit:
500 gr makarona
450 gr ajkë të thartë/shtalpë
1 presh (purrinj)
400 gr proshutë gjedhi
5 vezë të ziera
majonez
mustardë
kripë.
Udhëzimet:
Makaronat ziejini. Më pas shpëlajini mirë e kullojini.
Preshin grijeni imët, proshutën në kubikë, ndërsa vezët grijini në rende.
Shtoni një lugëz mustardë dhe kripë sipas dëshirës. Të gjitha këto bashkojini me shtalpën dhe majonezën. Sallata juaj është e gatshme.
Shërbejeni të ftohtë.