Saloni i Ondulimit “New Style – A&A” sot kremton përvjetorin. Shërben falas

Desk
By Desk November 14, 2020 10:42

Saloni i Ondulimit “New Style – A&A” sot kremton përvjetorin. Shërben falas

Saloni i Ondulimit “New Style – A&A” në Gostivar, sot kremton 5 vjetorin e themelimit. Pasi ky vit është vit jubilar, pronari, z. Asan Asani dhe stafi i Salonit të Ondulimit “New Style – A&A” kanë vendosur që klientët e rregullt të shërbehen falas gjatë gjithë ditës.

Ishta data 15 Nëntor kur Saloni i Ondulimit “New Style – A&A” hapi dyert për herë të parë, dhe pasi dita e hapjes bie ditë e diel dhe është ditë jopune, kremtimi i përvjetorit do të bëhet gjatë ditës së shtunë. Pra, sot Saloni i Ondulimit “New Style – A&A” në Gostivar do të hap dyert për tu shërbyer klientëve besnikë falas.

Pronari, z. Asan Asani, shprehet që është gjëja më e vogël që mund të bëjë për të shprehur respektin ndaj klientëve besnikë që me vite të tëra kanë shfrytëzuar shërbimet që ofron ky salon. Pra, të shtunën duke filluar nga ora 8 e mëngjesit dhe deri ora 19 të darkës, do të ofrohen shërbime falas për klientët e rregullt të cilët gjatë gjithë kohës do të mund të shërben në tavolinat e shtruara me pije dhe gjësende të ndryshme ushqimore.

Ivendosur në rrugën “Beliçica”, Saloni i Ondulimit “New Style – A&A”, ofron shërbime të ndryshme siç janë qethja e flokëve, qethja dhe rregullimi i mjekrës, larja e flokëve dhe rregullimi, rruajtja e e kokës me zhilet, rruajtja e fityrës me makinë, si dhe frizura.

Saloni i Ondulimit “New Style – A&A” në Gostivar është i pajisur me teknologjinë e fundit dhe shërben me një staf të profesionalizuar dhe me përvojë mbi 10 vjeçare. Gostivari Sot

Desk
By Desk November 14, 2020 10:42