Sampdoria mposht Lazion, nuk nis mirë për Vedat Muriqin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 20:06

Sampdoria mposht Lazion, nuk nis mirë për Vedat Muriqin


Sampdoria ka shënuar fitore të lehtë, ndonëse befasuese, kundër Lazios.

Lazio është mposhtur 3:0 në udhëtim kundër Sampdorias, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje erdhi edhe debutimi i Vedat Muriqit, i cili zbriti në fushë në minutën e 59’ të takimit.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 32’, kur Fabio Quagliarella dërgoi topin në rrjetë.

Augello u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në minutën e 41’, kurse rezultati final u vendos nga Damsgaard në minutën e 74’.

Kështu, Vedat Muriqi e nis me humbje aventurën e tij te skuadra romake.

Sampdoria ngritët në gjashtë pikë me këtë fitore, kurse Lazio mbetet në kuotën e katër pikëve. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 20:06